Edinson Cavani nuk do ta ketë edhe shumë të gjatë aventurën e tij tek Paris Saint Germain.
Ylli uruguaian i futbollit është i pakënaqur me situatën e tij tek kampionët e Ligue 1, shkruan ‘L’Equipe’, transmeton lajmi.net.
Cavani nuk ka gjetur shumë minuta loje që nga ardhja e Mauro Icardi gjatë verës, dhe mund të largohet nga klubi i PSG.
Kontrata e yllit të PSG skadon gjatë verës së ardhshme, dhe siç bëhet e ditur, nuk do të ketë ofertë për rinovimin, por as dëshirë të lojtarit.
Nuk dihet akoma se cili është destinacioni i mundshëm i Cavani, pas aventurës me parisienët.