Çavusoglu: Palestina dhe Kudsi janë vija e kuqe e Turqisë

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, deklaroi se Palestina dhe Kudsi janë vija e kuqe e Turqisë, raporton AA.

Ministri i jashtëm turk Çavusoglu dhe homologu i tij palestinez, Rijad el-Maliki, pas takimit zhvilluan një konferencë të përbashkët për media.

Çavusoglu tha se në bisedimet kanë trajtuar projektet të cilat Turqia dëshiron t’i realizojë për palestinezët. “Ne si Turqi gjithmonë kemi qëndruar pranë vëllezërve tanë palestinezë.

Palestina dhe Kudsi janë vija e kuqe e jona”, u shpreh ai.

Ai ndër të tjerat tha se kauzën e drejtë e Palestinës dhe Kudsit do të vazhdojnë të mbrojnë jo vetëm në rajon, por në të gjithë botën. Kryediplomati turk theksoi se dy herë kanë organizuar Samitin e Jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik rreth çështjes së Palestinës si dhe çështja është marrë në rendin e ditës në Kombet e Bashkuara.

Ministri turk theksoi se kanë mundësuar që të merren vendime të rëndësishme në platformat ndërkombëtare rreth çështjes palestineze.

Çavusoglu duke theksuar se Turqia do të vazhdojë gjithmonë mbështetjen e saj ndaj Palestinës, tha se edhe nëse të gjithë e braktisin kauzën e çështjes së Palestinës, ata nuk do ta braktisin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme