Çavusoglu thotë se blerja e sistemit raketor rus nuk mund të anulohet

Prishtinë | 05 Pri 2019 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu tha se blerja e sistemit të raketave S-400 nga Rusia, që shkaktoi tensionet me Washingtonin, ishte “një marrëveshje e bërë” dhe se nuk mund të anulohej.

Ai në një konferencë për shtyp në margjinat e vizitës në Amerikës theksoi se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë nuk janë një alternativë ndaj aleancave të saj me NATO-n ose Bashkimin Evropian, raporton Reuters.

“Më parë, disa muaj më parë, ne i thamë ShBA-së dhe partnerëve tanë se marrëveshja me Rusinë për S-400 nuk mund të anulohet, kemi blerë sisteme të mbrojtjes, kjo gjë ka mbaruar”, tha Cavusoglu.

Më parë, gjithashtu në një konferencë në Washington, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se ShBA po vazhdojnë bisedimet me Turqinë mbi planet e saj për të blerë sistemin mbrojtës raketor nga Rusia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme