Çdo 15 minuta dikush në SHBA vdes nga suber-bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

Prishtinë | 15 Nën 2019 | 08:01 | Nga Ekonomia Online

Çdo 15 minuta, dikush në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vdes nga një super-baktere që ka mësuar t’ju rezistojë edhe antibiotikëve më të sofistikuar, sipas një raporti të ri nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA.

Kjo është rreth 35,000 vdekje çdo vit nga infeksione rezistente ndaj ilaçeve, sipas raportit historik.

Raporti vendos pesë super-baktere rezistente ndaj antibiotikëve në listën e kërcënimeve urgjent të CDC.

Hulumtimi gjenetik tregon që bakteret janë bërë veçanërisht të afta në mësimin e njëri-tjetrës se si të tejkalojnë antibiotikët.

“Disa ilaçe të mrekullueshme nuk kryejnë më mrekulli”, sipas raportit.

Të ngjashme