Ekonomia Online
FUNDIT

“Çdo Bajram shkoj në Kosovë vetëm për hir të nënës”, hoxha zbulon bisedën me të vrarin në Majac

“Çdo Bajram shkoj në Kosovë vetëm për hir të nënës”, hoxha zbulon bisedën me të vrarin në Majac

Vrasja tragjike e Ilaz Brahimit, që ndodhi mbrëmjen e kaluar, ka tronditur familjarët dhe miqtë e tij. Mes shumë mesazhesh ngushëllimi, hoxhë Hasim Berisha ka ndarë një kujtim prekës nga biseda e tyre e fundit. Hoxhë Berisha ka treguar se Brahimi ishte nisur drejt vendlindjes me një qëllim: të festonte festën e Bajramit pranë nënës së […]

Vrasja tragjike e Ilaz Brahimit, që ndodhi mbrëmjen e kaluar, ka tronditur familjarët dhe miqtë e tij. Mes shumë mesazhesh ngushëllimi, hoxhë Hasim Berisha ka ndarë një kujtim prekës nga biseda e tyre e fundit.

Hoxhë Berisha ka treguar se Brahimi ishte nisur drejt vendlindjes me një qëllim: të festonte festën e Bajramit pranë nënës së tij.

“Me pikëllim morem lajmin për vdekjen e Xhematliut, vellaut tonë Ilaz Brahimi. Vdekja e tij na tronditi, Brahimi La ka qene një besimtar i devotshem dhe një djal shumë i mirë. Ditën para se te nisej per në Kosovë me tha: Hoxhë cdo Bajram shkoj ne Kosovë vetem për hir të Nënës. Natën e Kadrit e kalum se bashku deri në mëngjes, pastaj iku për t’u mos u takuar me ne këtë Dynja. Zoti të meshirofte Ilaz, Allahu na bashkoft ne Xhennetet e Tij”, ka shkruar ai.

Të ngjashme