Çdo i pesti braktis gjimnazin: shumica nxënës me prejardhje të huaj

Prishtinë | 10 Maj 2017 | 15:55 | Nga

 

Një studim nga Universiteti i Cyrihut tregon se janë kryesisht nxënësit më pak të privilegjuar që nuk e kanë gjermanishten gjuhë amtare.

Rreth 20 për qind e të gjithë gjimnazistëve në kantonin e Cyrihut nuk e kalojnë periudhën provuese. Për herë të parë, një studim tani tregon shkaqet ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit në Cyrih tashmë ka marrë masat e nevojshme.

Viteve të fundit, numri i atyre që braktisin gjimnazin gjatë periudhës së testimit, në Cyrih është rritur për 22 për qind.

Një studim nga Universiteti i Cyrihut tregon se janë kryesisht nxënësit më pak të privilegjuar që nuk e kanë gjermanishten gjuhë amtare.

Qëllimi i Drejtorisë së Përgjithshme për Arsimin është që të marrin në gjimnaz, vetëm të rinjtë të cilët kanë mundësi të kalojnë periudhën e provuese.

Niveli ka rënë pak në periudhën 2016/17, por ende nuk mund të flitet për një ndryshim trendësh.

Përafërsisht çdo i pesti në gjimnaz nuk e kalon periudhën provuese – një nivel tepër i lartë, siç thotë Drejtoria e Arsimit, përcjell albinfo.ch.

Faktorë të rëndësishëm, megjithatë, janë origjina e familjes dhe gjuha. Për më tepër, nxënësit, gjuha amtare e të cilëve nuk është gjermanishtja, janë shumë më pak të suksesshëm në periudhën provuese në gjimnazet zvicerane. Atyre duhet t’u japim të paktën një mundësi, thotë Drejtoresha e Arsimit, Silvia Steiner.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme