Ceballos mendon se ka edhe shumë për të dhënë dhe ka këshilluar Realin që të mos e shesin, por ta huazojnë për të luajtur më shumë dhe për t’u kthyer një ditë në “Bernabeu” si triumfues.
Mesfushori i Real Madridit, Dani Ceballos, thotë se ende s’e kanë parë më të mirën e tij në fushë. Në një prononcim për El Transistor të Onda Cero pas kualifikimit të Spanjës U-21 në finale të Evropianit të 21-vjeçarëve, Ceballos tha se nuk dëshiron që Reali ta shesë.
“Nuk dua që të shitem, çfarë vjen më pas nuk mund ta imagjinosh. Dua ta shijoj dhe të ndihem i rëndësishëm kudo që jam”, u shpreh ai.
“Kam edhe shumë për të dhënë dhe viti i ardhshëm do të jetë viti im”.
Ideja e Realit është që ta huazojë lojtarin dhe ta përcjellë vitin e ardhshëm progresin e tij, nëse mund të triumfojë në “Santiago Bernabeu”.
“Luaj për qejf dhe me të vërtetë dua të tregoj se sa vlej. S’ka qenë sezoni im më i mirë, por për mua s’ka përfundua ende, finalja mund të jetë shumë e rëndësishme në jetën time”.