Cech ka një lajm të keq për Chelsean

Prishtinë | 20 Kor 2018 | 09:22 | Nga

Petr Cech nuk do të largohet nga Arsenal.Menaxheri i tij, Viktor Kolar e ka përjashtuar mundësinë e largimit të klientit të tij nga skuadra e “Gunners”, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

“Petr është i përqendruar te sezoni i ri dhe Arsenal nuk ka marrë asnjë ofertë për shërbimet e tij”, deklaroi Kolar për “ESPN”, përcjell “lajmi.net”.

Cech është përmendur si objektiv i ish ekipit të tij Chelsea, në rast të largimit të Thibaut Courtois, i cili kërkohet nga Real Madrid.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme