Çeferin godet Realin, Barcelonen dhe Juventusin për Superligën evropiane, por flet edhe për luftën në Ukrainë

Prishtinë | 03 Mar 2022 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Superliga Evropiane mund të marrë jetë, pasi tri klube të mëdha evropiane ende nuk janë dorëzuar për këtë projekt.

Barcelona, Real Madrid dhe Juventusi janë duke tentuar t’i japin jetë këtij projekti të madh, edhe pse kanë kundër dy shtëpitë më të mëdha të futbollit UEFA dhe FIFA-n.

Tani ka qenë edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin që ka folur përsëri për këtë projekt.

Slloveni që është në krye të shtëpisë më të madhe të futbollit evropian UEFA-s, ka thënë se tri klubet e mëdha evropiane pas pandemisë tani po përdorin luftën.

“Klubet janë të lira të krijojnë turneun e tyre, por mos të presin të konkurrojnë në aktivitetet e UEFA-s. Ata përdorën një pandemi, tani përdorin një luftë”, tha Çeferin.

Ai u ndal të flas edhe për luftën në Ukrainë, duke thënë se si UEFA janë në lëvizje, derisa personalisht ai ka bërë qindra telefonata me trajner, futbollistë e klube.

“Askush nuk e priste një luftë në mes të Evropës. Edhe ne po lëvizim si UEFA. Kam qenë në telefon për 48 orë me lojtarë dhe trajnerë për t’i ndihmuar ata të largohen nga Ukraina”.

“Është e vështirë të shpjegohet se sa të vështira kanë qenë këto biseda. Një nga lojtarët që u largua nga Ukraina erdhi direkt në shtëpinë time”.

“Duhet të punojmë shumë për të bërë pjesën tonë. Shpresojmë që lufta dhe kjo çmenduri të ndalet sa më shpejt”, përfundoi i pari i UEFA-s. 

Të ngjashme