Çekia dhe Kosova përballen sot nga ora 20:45 në ‘Doosan Arena’ në Plzen, në ndeshjen deçizice për kualifikimin në Euro 2020.
‘Dardanët’ fituan në ndeshjen e parë në Prishtinë (2-1), duke thyer çdo parashikim.
Por edhe kësaj radhe skuadra e Bernard Challandes nuk është aspak favorit pavarësisht formës së mirë që po kalon, shkruan lajmi.net.
Sipas kompanisë së njohur të basteve ”bet365” fitorja e Kosovës sot kuotohet me 5.25.
Ndërkohë, fitorja e çekëve ka kuotë më të vogël 1.66 kurse barazimi 4.20.