Çeki: Nuk tërhiqet njohja e Kosovës

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 14:03 | Nga

Ministria e Punëve të Jashtme e Çekisë i është përgjigjur kërkesës së opozitës çeke: Nuk e tërheqim njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

“Tërheqja e njohjes së shtetit në të drejtën ndërkombëtare është hap krejtësisht jashtë serik dhe i jashtëzakonshëm. Në rastin e Kosovës për këtë nuk ka arsye. Po ashtu, Gjykata Ndërkombëtare ka shpallu aktgjykimin me të cilin Deklarata e për Pavarësinë e Kosovës ka qenë në përputhje me të Drejtën ndërkombëtare”, ka kumtuar me këtë rast MPJ e Çekisë, përcjell b92.

Ditë më parë, deputeti opozitar Jaroslav Foldin, kishte paraqitur propozimin për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Në ndërkohë ai ka iniciuar edhe nën shkrimin e peticionit kundër njohjes së pavarësisë.

Çekia e ka njohur Kosovën në majin e vitit 2008.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme