Çekia me rekord të rasteve të reja me Coronavirus

Prishtinë | 12 Sht 2020 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Në Çeki janë regjistruar 1 mijë e 447 raste të reja me Coronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke arritur kështu shifrën rekord që nga fillimi i pandemisë.

Numri i rasteve ka filluar të rritet në javën e fundit, raporton CNN.

Çekia është vendi i parë në Evropë që e ka bërë bartjen e maskës obligative.

Kujtojmë që ky vend nga fillimi i pandemisë deri më tani ka raportuar 33 mijë e 860 raste pozitive me Coronavirus, kurse 460 persona kanë vdekur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme