Çekia po përballet me përmbytje, Maqedonci ia ofron homologes ndihmën e Kosovës

Prishtinë | 15 Sht 2024 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për ta ndihmuar Çekinë e cila po përballet me vërshime.

Maqedonci ka njoftuar se i ka dërguar letër homologes së tij, Jana Černochová, duke ia shprehur aty gatishmërinë për t’iu ofruar ndihmë autoriteteve çeke përmes kapaciteteve të kërkim shpëtimit apo formave tjera të mbështetjes humanitare.Në këto momente të vështira kur Republika Çeke po përballet me përmbytje, në letrën drejtuar homologes sime, Ministres së Mbrojtjes së Republikës Çeke, Jana Černochová, i shpreha gatishmërinë për t’iu ofruar ndihmë autoriteteve çeke përmes kapaciteteve të kërkim shpëtimit apo formave tjera të mbështetjes humanitare”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Të ngjashme