Çekia regjistron numrin më të madh të rasteve nga fillimi i pandemisë

Prishtinë | 17 Nën 2021 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Çekia mbrëmë ka regjistruar 22.479 raste të reja me coronavirus, që është numri më i madh nga fillimi i pandemisë në këtë vend me 10,7 milionë banorë, thuhet në kumtesën e Ministrisë çeke të Shëndetësisë.

Kjo shifër ditore paraqet një rritje prej 54 për qind në raport me javën e kaluar – duke tejkaluar kështu rekordin e janarit që kishte regjistruar 17.778 raste brenda një dite, transmeton Telegrafi.

Përveç Çekisë, numrat po rriten edhe në vendet fqinje si Austria, Gjermania dhe Sllovakia. Qeveria e këtij vendi nuk ishte e gatshme të ashpërsojë masat anti-COVID, por gjendja e rënduar nëpër spitale ka detyruar deputetet të votojnë shqyrtimin e kufizimit për personat që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19.

Pritet që të enjten qeveria të diskutojë për opsione të ndryshme. Çekia nga fillimi i pandemisë ka pasur afro dy milionë të infektuar dhe mbi 31 mijë të vdekur.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), ka paralajmëruar javën e kaluar që Çekia është në mesin e dhjetë vendeve evropian që situata me COVID-19 është shumë shqetësuese.

Ky vend ka vaksinuar 57,6 për qind të popullatës, që është përqindje e ulët siç edhe kërkohet nga ekspertët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme