Çekia shënon rekord të rasteve ditore me Covid-19

Prishtinë | 16 Sht 2020 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Republika Çeke e ka raportuar rritjen më të madhe të numrit ditor të rasteve të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë me 1,677 raste të reja për 24 orë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Qeveria çeke i ka shtrënguar masat për parandalimin e virusit, përfshirë kërkesën për përdorim të maskave, por synon që ta shmang izolimin e rreptë, shkruan The Guardian.

Sipas faqes “Worldometers”, Çekia deri më tani i ka regjistruar mbi 38,000 persona të infektuar me koronavirus dhe 476 viktima.

Për më tepër, më shumë se 22,000 persona janë shëruar nga sëmundja e re në vendin e Evropës Qendrore.

Të ngjashme