Çekia shënon rekord të rasteve të Coronavirusit për të katërtën ditë me radhë

Prishtinë | 10 Tet 2020 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Republika Çeke e ka shënuar rekord të rasteve ditore të koronavirusit për të katërtën ditë me radhë. Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi njoftoi se në 24 orët e kaluara janë regjistruar 8.618 raste të reja.

Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve në shtetin me 10.7 milionë banorë shkoi në 109.374. Qeveria ka vendosur masa më të rrepta këtë javë, duke u munduar njëkohësisht që ta shmang izolimin e plotë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Vetëm në ditët e tetorit janë regjistruar mbi 38.000 raste, në krahasim me tërë shtatorin, kur u regjistruan 43.000 raste për 30 ditë.

Qeveria ka urdhëruar që qendrat sportive dhe kulturore të mbyllen nga e hëna për dy javë. Restorantet duhet të mbyllën në orën 20, ndërsa numri më i madh i lejuar i njerëzve në një tavolinë është katër.

Sipas Odës së Mjekëve Çekë, një shqetësim tjetër është rritja e shpejtë e numrit të mjekëve dhe infermierëve që po infektohen me virusin SARS-CoV-2, duke i kufizuar kapacitetet për trajtimin e pacientëve.

Të ngjashme