Çekia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Prishtinë | 26 Nën 2021 | 07:45 | Nga Ekonomia Online

Rritja e të infektuarve nga koronavirusi në Republikën e Çekisë ka detyruar autoritetet të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.

Qeveria kalimtare e Andrej Babishit shpalli 30 ditë të gjendjes së jashtëzakonshme në vend pasi më shumë se 18 mijë raste të reja me koronavirus u regjistruan më 25 Nëntor.

Autoritetet menjëherë prezantuan masa të reja sikurse ndalimi i tubimeve të mëdha apo ndalimin e punës për biznese deri në orët e vona.

Mesatarja ditore prej 1516 rasteve pozitive në ditë në Republikën Çeke në një milion banorë përgjatë javës së fundit paraqet shifrën më të lartë të të infektuarve në botë, derisa më keq qëndrojnë vetëm Sllovakia fqinje dhe Austria.

Ndërkohë që mediat çeke raportuan që Presidenti Millosh Zeman është kthyer në spitalin ushtarak në Pragë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.

Edhe në Holandë situata është kritike. Për shkak të rritjes së pacientëve me Covid-19, spitalet holandeze mund të jenë të detyruara të pezullojnë trajtimin urgjent për raste të tjera ka njoftoi Ministri i Shëndetësisë.

Aktualisht, Ministria po shqyrton nëse do të duhet të shpallë një situatë emergjente për spitalet.

Kjo do të thotë se procedura të tilla, si kimioterapia ose transplantet, do të duhet të anulohen për të liruar shtretërit për pacientët me COVID-19.

Aktualisht, ka më shumë se 2.000 pacientë me Covid-19 në spitale, përfshirë 505 në njësitë e kujdesit intensiv.

Nëse fluksi i pacientëve të rinj nuk lehtësohet, ekspertët parashikojnë se kapaciteti do të arrihet në 10 ditë, transmeton Klan. Në atë rast, mjekët do të duhet të vendosin se cilët pacientë do të kenë ende një vend në njësitë e kujdesit intensiv.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme