Deputet i VV-së njëherësh anëtar i komisionit për Bujqësi në Kuvendin e Kosovës, Hajrullah Çeku ka thënë se janë bërë abuzime me resurset natyrore të vendit, e kjo sipas tij, ka qenë vetëm njëra nga format e korrupsionit, raporton Ekonomia Online.
Çeku në debatin e organizuar nga Lëvizja “FOL” lidhur me shfuqizimin e vendimit për moratorium në ndërtimin e hidrocentraleve, ka kritikuar Qeverinë aktuale ka shfuqizuar vendimin e Qeverisë Kurti për ndërprerjen e punimeve.
“Strategjia për ujërat sipas shumë ekspertëve, nuk siguron mbrojtjen e ujërave e cila nuk mbron ujërat përkundrazi u shërben interesave të caktuara”.
“Vendimi i Qeverisë Kurti për pezullimin e punimeve në hidrocentrale për shkak të pandemisë është shfuqizuar nga Qeveria aktuale përkundër që gjendja me pandeminë është edhe më e rëndë se kur është marrë vendimi për shfuqizim”.
“Dy zhvillimet e mira që kanë ndodh është se qytetarë kanë filluar me reaguar si dhe formimi i Komisionit Hetimor, i cili besoj se ka me bërë punë të mirë”, tha ai, raporton EO.