Çeku: Dedikim i fuqishëm nga Perandori Justinian është zbuluar në Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana

Prishtinë | 14 Gus 2023 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Ceku, ka bërë të ditur se në Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana është zbuluar një dedikim nga Perandori Justinian.

Sipas Çekut, ky zbulim formëson historinë.

“Një zbulim që formëson historinë, një dedikim i fuqishëm nga Perandori Justinian është zbuluar në Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana. Ekipi i arkeologëve në përbërje nga Christophe Goddard, Arben Hajdari e Milot Berisha gjatë hulumtimeve shkencore kanë zbuluar një mbishkrim monumental me rëndësi të jashtëzakonshme historike nga Perandori Justinian (527-565) i qytetit Justiniana Secunda, i përshkruar si qytet Dardan, një qytet në provincën e Dardanisë (krijuar nga paraardhësi i tij Diokleciani në fillim të shek. IV pas e.s.) dhe i kishës së tij”, ka shrkuar Çeku në Facebook.

Më tej, Çeku ka bërë me dije se “mbishkrimi paraqet një dëshmi shumë të rrallë dhe dëshmon afërsinë e perandorit ndaj provincës së origjinës. Kisha paraqet një prej zbulimeve më të mëdha të Perandorisë së vonshme romake dhe perandorëve më të rëndësishëm”.

Të ngjashme