Ka arritur në 28 mijë e 31 numri i veteranëve të UÇK-së që kanë aplikuar për pensionin e tyre, e ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka deklaruar se aktualisht u duhen edhe 15 milionë euro, e do u duhen edhe më shumë meqë ky numër i veteranëve mund të rritet.
Por kryetari i Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Agim Çeku thotë se nuk ka nevojë për riverifikim të listave, megjithëse pranon se është befasuar me numrin e madhe të atyre që kanë aplikuar.
Për lajmi.net, ai pranon se është shqetësues se si kaq shumë veteranë janë të papaunë, dhe kërkon që kjo të shikohet dhe vërtetohet mirë.
“Nuk duhet riverifikim të listave, komandantët e kanë vlerësuar dhe kanë deklaruar se janë ata numra dhe ashtu duhet mbesin. Unë nuk e kam pritur një numër të tillë, mund të ketë raste që kanë keqpërdorur por ato duhet hetohen dhe si raste të mbyllura, jo listat komplet”, thotë Çeku për lajmi.net
Sa i përket pensioneve të tyre, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të sigurojë këtë çështje, dhe duhet verifikuar ata që tashmë kanë pensione nëse me të vërtetë nuk punojnë.
“Më ka habitur fakti që ka aq shumë që janë pa punë, por kjo duhet shikohet mirë nëse me të vërtetë është ashtu”, tha ai