Ish -zëvendësministri i FSK-së, Agim Çeku, ka thënë se asnjë familjarë i tij nuk punon në shërbim diplomatik. Çeku ka thënë përmes telefonit për Ekonomia Online se asnjë familjar i tij nuk punon në konsullatën në SHBA.
Çeku për Ekonomia Online, tha se nuk ka njohuri se për kënd bëhet fjalë, derisa thotë se nuk ka asnjë familjarë në diplomaci.
Ish-kryeministri potencoi se ka të punësuar vetëm motrën në Ministrinë e Punëve të Jashtme, por jo në diplomaci.
“Nuk kam asnjë familjarë të punësuar si konsull në SHBA. Kam të punësuar vetëm motrën, e cila punon në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe jo në diplomaci. Nuk kam njohuri se për kënd bëhet fjalë”, tha ai.