Çeku pret në takim drejtorin për zhvillim në Federatën Ndërkombëtare të Shahut, diskutohen të arriturat në sport

Prishtinë | 13 Qer 2024 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Hajrulla Çeku ka pritur në takim drejtorin për zhvillim në Federatën Ndërkombëtare të Shahut (FIDE), Nigel Short, i cili shoqërohej nga kryetari i Federatës së Shahut të Kosovës, Armend Budima dhe sekretarja e Federatës Shqiptare të Shahut, Majlinda Pilinci.

Bashkë diskutuan për zhvillimet aktuale në sport, përfshirë këtu organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Çeku e njoftoi për ecurinë e programit “Sport në Shkolla”, ku është i përfshirë edhe sporti i shahut, ndërsa Short u shpreh tejet i lumtur që fëmijët e Kosovës kanë mundësi të mësojnë shahun në shkollë dhe të përfitojnë benefitet që sjell ky sport tek ta, thuhet në një postim nga MKRS-ja.

Të dy shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar për zhvillimin dhe promovimin e mëtutjeshëm të shahut në vendin tonë.

Të ngjashme