Çeku: Shemi ishte personalitet i veçantë i kulturës, la pas një trashëgimi që do të jetojë gjatë

Prishtinë | 22 Dhj 2025 | 21:48 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur shqiptar, Shemsi Krasniqit – Shemit, duke e cilësuar humbjen e tij si një lajm të trishtë për kulturën dhe artin shqiptar.

Në reagimin e tij, Çeku theksoi se si vokalist i grupit legjendar “Ilirët”, Shemi u shndërrua në një zë të rëndësishëm të identitetit muzikor shqiptar dhe në një figurë të pandashme të kujtesës kolektive.

Ai nënvizoi se artisti la pas një krijimtari të pasur dhe një trashëgimi që do të jetojë gjatë në kulturën tonë.

Të ngjashme