Bersant Celina ka thënë se Kosova është dashur të shënonte më shumë gola ndaj Malit të Zi, në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2020”.
“Dardanët” fituan 2 me 0 me golat e Amir Rrahmanit e Vedat Muriqit. Celina ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë, duke asistuar në golin e parë.
“Mund të shënonim më shumë gola, por më e rëndësishmja ishte fitorja. Mendoj se po të kishim më shumë fat do të arrinim më shumë gola, por dy gola ishin mjaft për fitore”, ka thënë ai.