Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina me skuadrën e tij Ipswich Town janë eliminuar në 1\32 e finales të FA Cup së Anglisë.
Ipswich u mposht në shtëpi nga Sheffield United me rezultatin 1:0, në ndeshjen e luajtur të shtunën. Celina luajti deri në fund të këtij dueli.
Ndërkohë edhe Stoke City, ku aktivizohet Xherdan Shaqiri është eliminuar, shkruan sot “Koha Ditore”. Është mposhtur nga Coventry me rezultatin 2:1. Shaqiri në fushë u inkuadrua në minutën e 75-të.
Titullar te Sheffield Wednesday, që barazoi pa gola në udhëtim ndaj Carlisles, ishte sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu. Sulmuesi shtatlartë luajti deri në minutën e 79-të. Sheffield Wednesday kalimin tutje në kuadër të FA Cup do ta kërkojë në ndeshjen e dytë të cilën do ta zhvillojë në shtëpi.
Tutje ka kaluar skuadra e Huddersfieldnit, pjesë e së cilës është Florent Hadërgjonaj. Hadërgjonaj nuk pati rastin të luajë te Huddersfield, që mposhti Boltonin me rezultatin 2:1.