Këngëtari shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Ceni, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Fuhle Dich” titullohet kënga e tij e re, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Tekstin e këngës e ka shkruar vet artisti nën producimin e ‘Our Era Records’.
Ndërkohë, për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Afrolix.
Videoja atraktive është realizuar në Zvicër dhe i është besuar produksionit ‘V.Production’.
Hysen Sallauka (emri i vërtetë i këngëtarit) vjen me një paraqitje atraktive në klip, të cilin e ka kombinuar edhe me tematikën e kësaj kënge.
Krahas kësaj, Ceni ka sjell edhe disa këngë ‘cover’ të artistëve të njohur që u pritën mirë nga publiku.
Ai ka filluar të këndojë qysh në moshë të re dhe ka rrëmbyer vëmendje të madhe falë këtij zëri dhe stilit të veçantë të të interpretuarit.