Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka qëndruar në Milloshevë të Obiliqit, me ç’rast është bërë vënia e gurthemelit të çerdhes së re, raporton Ekonomia Online.
Projekti kap shifrën e 569 mijë euro dhe pritet të përfundojnë brenda dy vjetësh.
Nagavci, pas vënies së gurthemelit, tha se ndërtimi i kësaj çerdheje do t’i plotësojë standardet bashkohore, si dhe do t’i përmbush zotimit e tyre për rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm.
“Do të mirëpres 80 fëmijë të këtij rajoni. Çerdhja e ka koston e përgjithshme 569 mijë euro dhe pritet që punimet të përfundojnë për dy vite. Është një projekt që i plotëson standarde bashkohore për çerdhe dhe kjo është në kuadër të përmbushjes së zotimit tonë për rritje e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm e cila është një prioritet tejet i rëndësishëm jo vetëm për fëmijët, por edhe për zhvillimin e gjithë vendit”.
“Në një analizë që e kemi bërë në mbështetje edhe të UNICEF për nevojat e ndërtimit të çerdheve rezulton që Obiliq ka nevojë. Shfrytëzoj këtë mundësi që të bëjë thirrje edhe për komunat e tjera që të na dërgojnë kërkesat me dokumentacioni e plotësuar që të rrisim përfshirjen e fëmijëve në edukimin e hershëm”.
E kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, falënderoi ministren Nagavci për këtë investim, me ç’rast e konsideron të nevojshme për banorët e këtij fshati, raporton EO.
“Me lejoni që në emër të qytetarëve të falënderoj shumë ministren Ngavci për mbështetjen që po i bënë komunës tonë me fillimin e ndërtimit të kësaj çerdhe”.
“Kjo çerdhe ka qenë shumë e domosdoshme dhe kërkesat e kësaj zonë do të plotësohen shumë shpejt”.