Komuna e Fushë-Kosovës ka konfirmuar se çerdhja publike ‘Gëzimi ynë’ nuk do të hapet, pasi që dyshohet se një punëtore është e infektuar me Coronavirus.
Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për media, punëtorja dyshohet se është e infektuar nga familjarët në Vushtrri.
“Arsyeja e mos hapjes është një rast i dyshimtë kontakti i një punëtore në këtë institucion, me familjarët e të infektuarve nga komuna e Vushtrrisë.
Në momentin kur të krijohen rrethanat dhe të sqarohet ky rast atëherë do të merret edhe vendimi për hapjen e IEAP “Gëzimi Ynë”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë i Komunës:
* Njoftim lidhur me mos hapjen e IEAP “Gëzimi Ynë” *
Të nderuar qytetarë të komunës së Fushë-Kosovës:
Institucioni Edukativ, Arsimorë, Parashkollorë “Gëzimi Ynë” nuk do të hapet edhe për një kohë edhe pse është i gatshëm për të ofruar shërbim.
Arsyeja e mos hapjes është një rast i dyshimtë kontakti i një punëtore në këtë institucion, me familjarët e të infektuarve nga komuna e Vushtrrisë.
Në momentin kur të krijohen rrethanat dhe të sqarohet ky rast atëherë do të merret edhe vendimi për hapjen e IEAP “Gëzimi Ynë”
Faleminderit për mirëkuptim