Ambasadorët e QUINT-it dhe Zyra e BE-së në Kosovë, kanë organizuar të hënën një pritje për nder të Ditës Kombëtare të Ukrainës, raporton Ekonomia Online.
Përveç ambasadorëve, aty i pranishëm është edhe kryeministri Albin Kurti, si dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, u shpreh krenar që Kosova ka qenë një nga shtetet mbështetëse që nga fillimi krahas me vendet e Bashkimit Evropian, edhe pse Ukraina ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet.
Ai ka theksuar se Prishtina e ka mbështetur Kievin në shumë forma e se qytetarët e Kosovës e kanë ndjerë dhimbjen e ukrainasve qe nga ditët e fillimit te luftës.
“Jam krenar që Kosova ka qenë një nga shtetet mbështetëse që nga fillimi krahas me vendet e Bashkimit Evropian. Edhe pse Ukraina ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet, qytetarët e Kosovës kane bashkë ndjerë dhimbjen e ukrainasve që nga ditët e fillimit të luftës. Prishtina e ka mbështetur Kievin në shumë forma, përmes mbështetjes emocionale asaj ushtarake dhe duke siguruar një vend të sigurtë për gazetarët ukrainas të cilët janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës”.
Ai shprehu mbështetjen e fortë të Kosovës për Ukrainën që nga fillimi i agresionit rus.
“Qytetarët e Kosovës kanë ndjerë dhembjen e popullit ukrainas që nga fillimi i luftës. Prishtina ka mbështetur Kievin në shumë forma, duke përfshirë mbështetjen emocionale, ushtarake, dhe duke ofruar një strehë të sigurt për gazetarët ukrainas që u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës. Ky solidaritet është veçanërisht i jashtëzakonshëm pasi që Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën si shtet sovran”, tha Rohde.
Ndërsa, kryeministri Abin Kurti, ka thënë se mbeshtetja e Kosovës për Ukrainën dëshmon “përpjekjen për të bashkëvepruar me partneret tanë ndërkombëtar ndaj agresionit rus”.
“Mbështetja e Kosovës për Ukrainën ne ketë kohë kur ka nevojë dëshmon përpjekjen tonë për të bashkëvepruar me partneret tanë ndërkombëtar ndaj agresionit rus që nga viti 1817 u përfshi ne 48 luftëra. Koha mesatare mes secilës lufte është 4.7 vjet. Rusia gjithmonë ka qenë gjithmonë anti perëndimore, në përgjithësi jo evropiane dhe tani është bërë anti evropiane. Mirëpo mbështetja jonë për miqtë tanë ukrainas ka qenë përtej cdo kalkulimi politik. Për njerëzit tanë të cilët qëndrojnë përkrah qytetarëve ukrainas është çështje principesh dhe reflektim i luftës tonë për liri”, ka thënë Kurti.