Ceremonia e Shtëpisë së Bardhë që infektoi lidershipin amerikan

Prishtinë | 05 Tet 2020 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Kur mysafirët mbërritën të shtunën e javës së kaluar për ngjarjen triumfuese, ku presidenti Donald Trump kumtoi emrin e të nominuares së Gjykatës Supreme, ndalesa e parë ishte një dhomë e vogël në përdhesen e Shtëpisë së Bardhë, shkruan CNN.

Pasi ofruan emrat, numrat e telefonit dhe ditëlindjet, gjithsecili prej mysafirëve u shoqërua nga stafi i Shtëpisë së Bardhë në një dhomë më të vogël në afërsi. Dera ishte e mbyllur dhe secili duhej të kapte dorëzën. Dhe derisa kishin kaluar nëpër procedurat tashmë të zakonshme të kontrolleve të shpejta mjekësore, atyre edhe do t’u thuhej: “Asnjë lajm nuk është lajm i mirë”.

Kështu nisi

Dhe kështu nisi të përhapej virusi prej zyrtarëve që besohet se përbëjnë bërthamën e shpërndarjes së infeksionit, që rezultoi të premten me teste pozitive për së paku shtatë prej pjesëmarrësve, përfshirë edhe vetë presidentin, i cili është shtrirë në spital në Maryland.

Nuk dihet se si është infektuar Trumpi, që rezultoi pozitiv pas kontrolleve e testeve të kryera të premten mbrëma. Por numri i atyre që morën pjesë në ngjarje – e ku kishte pak mysafirë që mbanin maska e ruanin distancën – ishte në ngritje.

Senatorët republikanë, Mike Lee dhe Thom Tillis, kanë bërë të ditur se kanë dalë pozitivë. Ata ndodheshin tri karrige larg njëri-tjetrit në rendin e dytë në ceremoni, të ndarë prej senatorëve të tjerë.

Ish-këshilltarja e presidentit, Kellyane Conway, ka thënë se edhe ajo është infektuar. Ajo ishte ulur menjëherë prapa zonjës së parë amerikane.

Presidenti i “Notre Dame”, ku e nominuara e presidentit, Amy Coney Barret, ligjëron, është diagnostikuar gjithashtu me koronavirus. Ajo ishte ulur tri karrige larg nga Conway – menjëherë pas fëmijëve të vegjël të të nominuarve.

Këta janë vetëm personat e tjerë, pos presidentit, zonjës së parë dhe këshilltares Hope Hicks, që kanë rezultuar pozitivë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme