Kandidatët për deputetë, nga Lëvizja për Drejtësi, Sylejman Çerkezi dhe Beni Kizolli, kanë marrë pjesë në hapjen e fushatës në Mitrovicë, ku u mirëpriten nga mijëra qytetarë, raporton EkonomiaOnline.
Ata së bashku me kandidatët të tjerë të cilët janë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, ishin pjesë e tubimin madhor në këtë qytet, ku ishte i pranishëm edhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti.
“Dje ishim pjesë e hapjes zyrtare të fushatës në Mitrovicë. Aty gjetëm mbështetje për rrugëtimin tonë drejt Fitores. Ndryshimi po vjen! #ErdhiDita #AlbinKurti1 #SylejmanÇerkezi31 #BeniKizolli32”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes për Drejtësi.