Çerkezi e Kizolli vazhdojnë takimet me struktura të ndryshme shoqërore

| 28 Sht 2019 | 09:47 | Nga

Kandidatët për deputetë nga Lëvizja për Drejtësi, Sylejman Çerkezi dhe Beni Kizolli, po vazhdojnë tskimet me struktura të ndryshme të shoqërisë.

Të dy kandidatët që garojnë më listën e Lëvizjes Vetëvendosje, janë pritur nga Shoqata e Bjeshkatarëve “Haxhi Beda” në Prizren, me ç’rast edhe shpalosen programin dhe platformën politike për ndryshimin e madh që do të ndodhë me 6 tetor.

Çerkezi dhe Kizolli thanë se besimi qytetar do të jetë obligim për ta dhe se do të shërbejnë me ndërgjegje e përgjegjësi të plotë karshi kërkesave të qytetarëve.

“Pritje të ngrohtë e gjetëm në Shoqatën e Bjeshkatarëve “Haxhi Beda” në Prizren.
Besimi i qytetarëve ndaj nesh fillimisht do të na nderoj dhe më pas do të obligojë që të shërbejmë me ndërgjegje. #ErdhiDita #SylejmanÇerkezi31 #BeniKizolli32″, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Të ngjashme