Mbështetja për bizneset private do të jetë gjithmonë në vëmendjen tonë. Kjo ishte kryefjala e takimeve të kandidatëve për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Çerkezi dhe Beni Kizolli me afaristët në rrugën “Adem Jashari”, në Prizren, raporton EkonomiaOnline.
Të dy kandidatët shtruan nevojën që gjendja e krijuar nga keqqeverisjet e deritanishme të ndryshojë menjëherë.
Për këtë ata thanë se janë bashkuar me Lëvizjen Vetëvendosje, me të cilën është i mundshëm ky ndryshim i domosdoshëm dhe i kërkuar qëmoti nga qytetarët kosovarë.
“Për fat të keq jemi në një situatë jo edhe aq të mirë ekonomike, kemi bilanc jo të favorshëm tregtar, jemi vend konsumator që ende importojmë shumë. Ndryshimi është i domosdoshëm. #ErdhiDita #AlbinKurti1 #SylejmanÇerkezi31 #BeniKizolli32 #Voto126 #QeveriaKurti”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes për Drejtësi.