Çerkezi e Kurti takojnë qindra banorë të Obiliqit: U bashkuam për ndryshim

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Kandidatët për deputetë, Sylejman Çerkezi dhe Beni Kizolli, së bashku me kandidatin për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, janë takuar me banorë të Obiliqit, raporton EkonomiaOnline.

Para banorëve të shumtë të tre pjesëmarrësit thanë se janë bërë bashkë për të vetmin qëllim, fillimin e ndryshimit të gjendjes aktuale dhe ndaljen e së keqes.

“Përpjekja jonë nuk është për pushtet, sot forcat i kemi bashkuar për shtet, ndërsa në anën tjetër pushteti më shumë se kurrë ka nevojë për ne. Së bashku jemi pran fitores dhe ajo është fillimi i ndryshimit”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes për Drejtësi, e cila në këto zgjedhje garon me dy kandidatë për deputetë, Sylejman Cerkezin dhe Beni Kizollin.

Të ngjashme