Kandidatët për deputetë nga Lëvizja për Drejtësi, Sylejman Çerkezi dhe Beni Kizolli, kanë marrë pjesë në tubimin e radhës elektoral, në Prizren, raporton EkonomiaOnline.
Para qindra të pranishmëve një fjalë rasti mbajti kryetari i LD-së, SylejmAN Çerkezi, i cili tregoi arsyen pse zgjodhën Vetëvendosjen për të shkuar bashkë në zgjedhje.
Ai tha se koha e bastioneve në Kosovë ka kaluar dhe se koha e ndryshimit dhe reformave po vjen.
Edhe kandidati për deputet tjetër i kësaj partie, Beni Kizolli, para qindra të pranishmëve tha se zgjedhjet e 6 tetorit janë një referendum, i cili do t’i japë fund kapjes së shtetit.
“Autobusë nga qytetet të tjera të Kosovës nuk ka, sandviçë nuk ka, mbushje në telefona nuk ka, nga 10€ në xhepa nuk ka, fotoshop nuk ka. Vullnet për ndryshim ka, shpresë ka, sakrificë ka, besim ka…Tubimi në Prizren është dëshmi se koha e bastioneve në Kosovë ka përfunduar. Koha e ndryshimit, e reformave dhe e drejtimit të ri të shtetit po vjen me 6 Tetor. Këto zgjedhje nuk janë thjesht edhe një palë zgjedhje, por janë referendum, se a do të kemi një shtet i cili dorëzohet para kapjes së tij, apo më në fund fillon çlirimin e tij së brendshmi andaj #ErdhiDita për Popullin! #ErdhiDita për Ndryshimin! #Voto126 #SylejmanÇerkezi31 #BeniKizolli32”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.