Çerkini: Si Haradinaj e Limaj edhe krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm

Prishtinë | 02 Pri 2023 | 15:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Rrofshin të rënët tanë. Rroftë ky popull. Ne po duam drejtësi për lirinë. Kemi luftuar për liri dhe nuk po e gëzojmë”. Kështu e nisi fjalimin e tij, kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi janë liria jonë dhe do ta kalojnë edhe këtë sfidë.

“Në vend se të flasim për zhvillimin e llogaridhënien e atyre që e kanë bërë këtë krim, ne përkujtojmë jo vetëm se po kemi dëshirë por sepse është një drejtësi në botë dhe sepse pa drejtësi po na mbahen n Hagë, Kadri Veselin e njohim të gjithë por unë e njoh si fëmijë dhe sot e asaj dite nuk po e lëshon. Edhe Rexhep Selimi ka dhënë, po edhe ai ka dhënë kontribut të madh e të gjithë liderët tanë po mbahen padrejtësisht në Hagë. E kishim Ramush Haradinaj si kryeministër, e lëshoi postin e shkoi, po e shoh Fatmir Limajn, të gjithë dolën të paqe, e me emër të Allahut edhe këta do të dalin të paqe”, tha ai.

E simboli i grave të Krushës së Madhe, Fahrije Hoti u shpreh e indinjuar që sot para gjykatës po dalin çlirimtarët e vendit, e jo ata që kryen krime në Kosovë.

“Jam sot bashkë me ju që të kërkojmë drejtësi për luftëtarët e lirisë. Jam sot me ju për të kërkuar drejtësi për të ardhmen. Familja ime dhe Krusha ende kërkojnë drejtësi edhe 24 vite pas luftës. Edhe bashkëshorti im është ende i pagjetur. Në vend të kriminelëve, sot, fatkeqësisht, para gjykatës po dalim çlirimtarët e vendit tonë”, theksoi Fahrije Hoti

Të ngjashme