Certifikohen 220 zyrtarë të prokurimit nga institucione të ndryshme

Prishtinë | 10 Pri 2018 | 10:48 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të programit të USAID-it “Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse” është bërë certifikimi i 220 zyrtarë të prokurimit nga komunat dhe institucionet e ndryshme të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i misionit të USAID-it James Hope tha se përmes aktiviteteve mbështesin përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve qeveritare dhe agjencive të pavarura të Kosovës.

Krejt kjo me qëllim të forcimit e llogaridhënies dhe efektshmërisë në prokurimin publik duke mundësuar përmirësimin e shërbimeve publike dhe rritjen së besimit të publikut, veçanërisht në nivelin komunal.

“Reforma në prokurimin publik është esenciale. Së bashku me ju dhe partnerët tanë të ndërtojmë një sistem të duhur, me njerëz të duhur për të bërë ndryshime pozitive në reformën e prokurimit publik”, ka thënë Hope.

Ministri i Administratës Publike, Mahit Yagcilar, tha se certifikimi nga fusha e prokurimit është detyrim ligjor për të gjithë zyrtarët e prokurimit ndërsa trajnimi të cilin e kanë vijuar do të sigurojë që ata të kryejnë detyrat e tyre me efiçencë dhe efektshmëri.

“Pika e prokurimit është pika ku garantohet stabiliteti institucional dhe besueshmëria ndaj institucioneve dhe vet shtetit nga ana e opinionit dhe qytetarëve. Prokurimi publik është themeli i tri shtyllave të përmendura. Në këtë aspekt, duhet të sigurohemi që prokurimi publik të jetë rregulluar me dispozitat ligjore të qarta, efikase, mundësojnë zhvillimin ekonomiko-politik, stopon dukuritë negative korruptive duke u bazuar në praktikat më të mira demokratike”, ka thënë Yagcilar.

Të ngjashme