Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim bashkë me Shoqatën e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve kanë ndarë certifikata për 43 zyrtarë që kanë përfunduar programin një vjeçar të trajnimit për forenzikë financiare që është përqendruar në zhvillimin e teknikave për të ndihmuar në gjurmimin e parave të paligjshme, raporton Ekonomia Online.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha se puna e të certifikuarve shërben për identifikimin e pasurisë së jashtëligjshme.
“Është kënaqësi e posaçme të jem këtu për formimin e sundimit të ligjit. Kosova është në rrugë të proceseve integruese në Evropë kjo duhet të bëhet me ekspert kundër korrupsionit pra ato që i dëmtojnë institucionet e Kosovës. Rëndësishme është që institucionet të kenë një raport në mes veti pra edhe ju bëni marrëdhënie në mes jush. Në të ardhmen do të rrisim. Puna e juaj është e rëndësishme që shërben për identifikimin pasuritë e jashtëligjshme”, tha Lumezi.
Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, tha se njerëzit duhet të binden se ku ka korrupsion, të luftohet për të.
“Rëndësi e vërtetë e ka ky trajnimi është sepse ku ka korrupsion ka krim organizuar, duhet t’i bindim njerëzit që po e luftojmë korrupsionin jo për liberalizimin e vizave, BP por për ardhmërinë tonë”, tha Qalaj.
Shaip Havolli, drejtor i Agjencisë Anti Korrupsion, tha se Kosova po kalon në një sfidë kundër korrupsionit.
“Kosova po kalon një sfidë të madhe kundër korrupsionit, ju po vini ne një situate kur kemi nevojë më së shumti për këtë. Me këto ekspertiza do ju mundëson juve që të jeni shumë efikas”, tha Havolli.
Për drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtazaj, tha se duhet goditur të gjithë ata që e prishin imazhin e Kosovës.
“Kjo edukim i juaj për 11 muaj, nga sot e tutje do të jeni një aset për të goditur të gjithë ata që prishin imazhin e Kosovës. Duke bashkëpunuar se bashku ti themi stop veprimeve negative”, tha Murtezaj.
Patric Etienne nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, tha se Kosova për herë të parë ka hetues për korrupsionin.
“Kosova për herë të parë ka 39 hetues për korrupsionin. Ju përgëzoj që e keni përfunduar këtë kurs e di që nuk është lehtë”, tha ajo.
Ndërsa, Andres Kragh Bingem, përfaqësuese nga DANDA, tha se lufta fillon nga këta zyrtarë të certifikuar.
“Lufta kundër korrupsionit fillon me juve si ekzaminues. Urime dhe pahit fat në të ardhmen”, tha Bingem.
Koordinatorja e Programit nga UNDP-ja, Valbona Bogujevci, tha se tashmë janë ekspert të trajnuar për luftën kundër korrupsionit.
“Janë ekspert të trajnuar dhe certifikuar për të punuar kundër korrupsionit. Kanë punuar dhe kanë hulumtuar korruptime të ndryshme. Kursi i akredituar është shpërndarë me 170 ore ligjëratë. Në mënyrë të suksesshme e kanë kryer. Kam besim në njohurin e tyre që i kanë fituar përmes këtij kursi”, tha Bogujevci, raporton Ekonomia Online.
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim bashkë me Shoqatën e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve kanë ndarë certifikata për 43 zyrtarë që kanë përfunduar programin një vjeçar të trajnimit për forenzikë financiare që është përqendruar në zhvillimin e teknikave të forenzikës financiare për të ndihmuar në gjurmimin e parave të paligjshme.
Ky program, i cili ka zgjatur rreth 11 muaj, është i pari i këtij lloji në Kosovë, e cila ka kontribuar në përmirësimin e aftësive të hetuesve që trajtojnë rastet e krimit financiar dhe rastet e korrupsionit, duke siguruar kështu një nivel të lartë të hetimeve financiare e që do të çojnë drejt përmirësimit të gjetjes së aseteve të vjedhura.