Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha ka pritur sot ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, bëri të ditur kjo ministri përmes një njoftimi për media.
Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe komandanti i Forcave Tokësore gjeneral brigade Enver Cikaqi, në ambientet e Kazermës ,,Adem Jashari“ në Prishtinë, pritën sot ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Qëllimi i kësaj vizite ishte certifikimi i oficerëve dhe nënoficerëve të FSK-së, në kursin bazik të gjuhës gjermane, që është financim i ambasadës gjermane në Kosovë.