Çertifikohen snajperistët e rinj të forcave komando speciale të FSK-së

Prishtinë | 07 Pri 2022 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se janë certifikuar snajperistët e rinjë të forcave komando speciale të FSK-së.

Mehaj ka thënë se gjatë trajnimit intensiv snajperistët e FSK-së janë komando të specializuara edhe si zbulues dhe vëzhgues.

“Edhe një sukses i radhës së forcave komando speciale të FSK-së. Certifikohen snajperët e rinj të FSK-së. Gjatë trajnimit intensiv, përveç qitjes me rreze të gjatë dhe të shkallës së lartë të precizitetit, ata tani janë komando të specializuara edhe si zbulues dhe vëzhgues në mbledhjen e informacionit taktik për njësitë e tyre ku shërbejnë. Vazhdojmë tutje drejtë sukseseve të radhës”, ka thënë Mehaj.

Të ngjashme