Misioni i USAID-it në Kosovë certifikon 87 zyrtarë të prokurimit publik të komunave të Kosovës. Zëvendësdrejtori i misionit të USAID-it, Mike de la Rosa, do të flasë me rastin e certifikimit të zyrtarëve komunalë të prokurimit publik.
USAID-i, përmes Avancojmë Kosovën së Bashku – programi Parësor, ka siguruar trajnim dhe certifikim për 87 zyrtarë të prokurimit publik nga të gjitha 38 komunat, përfshirë edhe zyrtarë të prokurimit publik nga ministri të ndryshme të Kosovës, agjenci, ndërmarrje publike, duke arritur kështu shifrën e gjithëmbarshme prej më shumë se 400 pjesëmarrësve në këtë trajnim të mbajtur gjatë periudhës shtator – nëntor 2016.
Ky trajnim u zhvillua në pertneritet ndërmjet Institutit të Kosovës për Administratë Publike (IKAP), Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik të Kosovës (KRPP), dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).
Programi “Avancojmë Kosovën së Bashku” ka për qëllim të rrisë bashkëpunimin dhe ndërveprimin konstruktiv ndëretnik në mes të popullatave shumicë dhe pakicë, gjë kjo e cila është thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.