Çështja Januzi dhe të tjerët: Dorëzohet nga ZPS-ja Aktakuza e Konfirmuar

Prishtinë | 10 Kor 2024 | 21:24 | Nga Ekonomia Online

Nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës njoftojnë se është dorëzuar nga ZPS-ja aktakuza e konfirmuar në çështjen ndaj tre ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Sabit Januzi, Ismet Bahtijari dhe Haxhi Shala-Topi.

Në njoftim sot më herët gjatë ditës nga ky institucion është bërë e ditur se “Më 8 korrik, Gjykatësja e Procedurës Paraprake në çështjen Januzi, Bahtijari dhe Haxhi Shala konfirmoi ndryshimet në aktakuzën e përbashkët dhe urdhëroi ZPS-në të dorëzonte versionin e fundit të kësaj aktakuze deri më 10 korrik”.

“Pasi të dorëzohet, ajo do të jetë aktakuza në fuqi në këtë çështje gjyqësore. Në përputhje me rregullën 90(3), gjykatësja Masëlo (Masselot) caktoi paraqitjen e mëtejshme të Januzit dhe Bahtijarit të premten, 12 korrik në orën 09:30”, thuhej në njoftim.

Të ngjashme