Shumicës së foshnjave që kanë ardhur në jetë para kohe – rreth 80 përqind – u jepen antibiotikë në javët e para të jetës për t’i mbrojtur ato nga infeksionet bakteriale – potencialisht fatale.
Sidoqoftë, marrja e këtij trajtimi për disa muaj – edhe pasi të largohen nga kujdesi intenziv – mund të ndryshojë përgjithmonë bakteret e tyre të zorrëve, zbulon një studim i ri.
Në krahasim me foshnjat të cilave nuk u ishin dhënë antibiotikë, mikrobet e foshnjave të parakohshme kishin jo vetëm më pak baktere të larmishme, por edhe më shumë baktere të lidhura me rezistencën ndaj antibiotikëve.
Ekipi, nga Universiteti i Uashingtonit në St Louis School of Medicine, thotë se gjetjet e tij sugjerojnë që neonatologët duhet të zvogëlojnë përdorimin e antibiotikëve në foshnjat e parakohshme nga disa muaj në vetëm disa javë.