Ndërsa mjekët shqetësohen për periudhën e coronavirusit dhe gripit që mund të mbingarkojë sistemin e kujdesit shëndetësor, amerikanët duhet të luftojnë me një mundësi tjetër: luftimin e të dy viruseve në të njëjtën kohë.
“Ju me siguri mund të sëmureni nga gripi dhe COVID-19 në të njëjtën kohë, gjë që mund të jetë katastrofike për sistemin tuaj imunitar”, tha Dr. Adrian Burrowes, një mjek i mjekësisë familjare në Florida.
Në fakt, infektimi me njërën mund të ju bëjë më të prekshëm ndaj sëmundjes tjetër, tha epidemiologu Dr. Seema Yasmin.
“Sapo të infektoheni nga gripi dhe disa viruse të tjera të frymëmarrjes, ai dobëson trupin tuaj”, tha Yasmin, drejtori i Iniciativës së Komunikimit Shëndetësor në Stanford, transmeton Telegrafi.
“Mbrojtja juaj ulet, dhe kjo ju bën të pambrojtur ndaj infektimit të dytë mbi të gjitha”, shtoi ajo.
Nëse sëmureni me COVID-19 dhe grip, kjo mund t’iu sulmojë mushkëritë, duke shkaktuar potencialisht pneumoni, lëng në mushkëri ose dështim të organeve të frymëmarrjes, njoftoi Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Çdo sëmundje gjithashtu mund të shkaktojë dëmtim të zemrës dhe inflamacion të indeve të zemrës, trurit ose muskujve.