Europianët punojnë shumë mbi cilësinë. Pasioni që shoqëron orët e punës, derisa profesionisti të arrijë një rrezultat të kënaqshëm. Pastaj nuk kënaqet dhe nesër rifillon përsëri ta bëjë dhe më mirë. E gjitha kjo shqërohet me një energji frymëzuese që lind brenda. Frymëzimi vjen nga e bukura, nga ëndrra, nga qëllimet, nga një mentor që të frymëzon. Krijimtaria jote, arti, puna. E rëndësishmë është të përsosesh në teknika, të duash rutinën tënde, dhe të kultivosh durimin.
Po flisja një ditë me disa të huaj që ishin në krizë për krahë të kualifikuar në vend. Ankoheshin se nuk gjenin njerëz për të bërë një punë të kualifikuar. E vërteta është se nuk ka, pohonin. Të kualifikohesh në një vend pune kërkon kohë, impenjim dhe pasion. Përjshto të parën, këto të dytat është shumë e vështirë ti gjesh në Shqipëri. Vërtetë shumë.
Tani që vendi duket se po i largohet famës së keqe të kultivimit të drogës, i duhet një ekonomi e shëndetshme. A ka shans që të zhvillohet, kur deri tani paraja ka ardhur lehtë dhe është investuar keq? A ka mundësi që shqiptarët të punojnë ndërshmërisht dhe të ndërtojnë struktura solide, që konkurojnë në rajon? Vetë bankat në marrëdhënie me bizneset kanë mangësi të shumta që nga sjellja e personelit e deri tek kostot e larta, dhe mungesa e lehtesive te aksesit online. Në pjesën më të madhe të tyre stafi është arrogant dhe ka mungesë informacioni.
Çfarë dimë të bëjmë në shqiptarët? Për çfarë dimë të dallohemi? Për çfarë krenohemi? Turizmin nuk dimë ende ta servirim, ta vlerësojmë. Në kuzhinë kemi ngelur me bakllavanë për të cilën falenderojmë turqit që na e shpikën (në fakt nuk e shpikën ata). Ka ndonjë pjatë të re? Embëlisrë për të cilën krenohemi se e nxorëm ne? Jo. Në Shqipëri dhe kur hap menunë e shikon gjen dy lloje djathërash: djath i bardhë dhe djath kackaval. Prudukt i freskët, konsumuhet sot për sot. Nuk ka djath të stazhonuar.
E vërteta është se ne kemi vlera, por na mungon pasioni, për ti nxjerrë jashtë. Lëku i drogës, milionat, nuk kanë edukuar kënd, ose shumë pak. Ata pak profesionistë që janë, e vlerësojnë vetën kaq shumë sa mendojnë se standarti i tyre meriton të paguhet më ar, në fakt është një mesatare europiane. Pra çfarë dimë të bëjmë në shqiptarët? Për çfarë shquhemi? Mesatarisht asgjë. Në Shqipëri nuk prodhohet asgjë, ose shumë pak. Në Shqipëri një kulturë pune vlen sa ari dhe është e rrallë. Ata pak profesionistë që dallohen skojnë menjëherë shumë lart, sepse rrugën e kanë thuajse bosh. Në këtë vend kultura e të shërbyerit të klientit ekziston keq, ose aspak. Kultura institucionalë, sjellja institucionale nuk konceptohet ende.
Larg temave të mëdha të politikës, ka ardhur koha të ndërtojmë veten. Kjo bëhet me shëmbuj. Vetëm naivët mendojnë se politika do ti nxjerrë në selamet. Politika vetëm do ti përdorë, derisa niveli kulturor, që deri tani është jo me tokën, por nën tokë, të fillojë të ngrihet, pak nga pak. Pastaj do të mesojmë ta duam veten, punën dhe vendim tonë. Mbasë do të dallohemi për diçka si popull.