Nuk shoh shumë dobi nga mënyra e protestes sot. Me protesu është e drejtë e gjithsecilit. Por kur tejkalohen mjetet e protestës, ndoshta ajo bëhet më shumë sa me u bë aktual dhe protagonistë për vete se sa për të mirë të Kosovës.
Në këtë gjendje komplekse, kjo punë është e avokatëve ndërkombëtar me eksperiencë, nuk është punë e njerëzve që nuk mund të kenë asnjë ndikim pozitiv. E as protestave me gaz të tipit të VV-së nuk jua shohim hajrin se mund të thuhet që “Policia e Kosovës nuk po arrin të garantojë rend dhe ligj”.
Edhe pse ajo gjykatë ndoshta nuk është dashur kurrë të themelohet, ne duhet të jemi kujdes si po sillemi. Pastaj po thonë ‘a po e shifni, në Kosovë nuk dëshirojnë drejtësi të pavarur’… ose ‘nuk funksionon drejtësia në Kosovë, duhet jashtë saj’.
Edhe raporti i KiE bëri thirrje për mos përzierje tek gjyqësori. Pavarësia e drejtësisë nënkupton që ne individët, partitë politike dhe kushdo tjetër në të gjitha rastet nuk janë ata që vendosim çfarë është e drejtë e çfarë jo… por është një sistem i pavarur gjyqësor që e bën atë.