Çfarë efekti ka ora policore, që pritet të zgjatet ditëve në vijim

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë po shqyrton masat e reja anticovid.

Në mesin e këtyre masave do të jetë edhe shkurtimi i orarit të lëvizjes së lirë të qytetarëve, apo siç njihet ora policore.

Por që ajo të kthehet nga ora 22.00 deri në mëngjes po e sheh të panevojshme ish-drejtori i Policisë, njëherësh deputet i PDK-së, Rashit Qalaj, që shton se tash kur është dimër ashtu-kështu qytetarët nuk dalin jashtë pas orës 22.00.

Ndërsa edhe qytetarët po theksojnë se kufizimi i lëvizjes së lirë është i pakuptueshëm meqë tashmë janë mësuar të bashkëjetojnë me pandeminë.

Të ngjashme