Çfarë është Coronavirusi

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Koronaviruset sipas “epidemiologeve” janë një familje e madhe virusesh që mund të shkaktojnë sëmundje të kafshët ose njerëzit. Tek njerëzit, disa coronaviruse shkaktojnë infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, duke filluar nga ftohja e zakonshme deri te sëmundjet më të rënda. Coronavirus i zbuluar më së fundmi shkakton sëmundjen COVID-19.

2. Çfarë është COVID-19?

COVID-19 sipas “infeketologeve” është sëmundja infektive e shkaktuar nga coronavirus i ri. Si sëmundja dhe virusi ishin të panjohura para se përhapja të fillonte në Wuhan të Kinës, në Dhjetor 2019.

Kriza ekonomike –

Ka një literaturë të gjerë sa i përket krizave financiare të hartuar nga ekonomistë,teoricienë financiarë dhe analistë politikash. Çdo krizë financiare është unike në natyrën e saj, formën, shkaqet dhe pasojat. Gjithsesi një teori e përgjithshme mund të përdoret për

të shpjeguar krizat financiare. Përkufizimet dhe këndvështrimet në lidhje me krizat financiare janë të larmishme.

Pra, një krizë financiare është një përkeqësim i mprehtë i një sërë treguesish financiarë

dhe ekonomikë, si p:sh: rritja ekonomike, disbalancë mes ofertës dhe kërkesës për parà,

rënie e çmimeve të aktiveve, që mund të shoqërohet edhe me falimentime të institucioneve financiare si: bankat, fondet e përbashkëta dhe të investimeve, por edhe falimentim të institucioneve jo financiare. Duke qenë se rritet numri i kompanive që falimentojnë, rritet edhe papunësia dhe shkohet drejt një ngadalësimi të rritjes ekonomike. Problemet që lidhen me informacionin asimetrik mes huadhënësit dhe huamarrësit rriten dhe tregjet dështojnë. Studiues të tjerë të ekonomisë i lidhin krizat financiare me ciklet e biznesit.

Kështu p:sh, IrvingFisher në “Teorinë Borxh-Deflacion të Depresioneve të Mëdha”të vitit 1937 flet për ciklet e biznesit. Sipas tij: “Në boom-et e mëdha dhe në depresione, aktorët kryesorë “të këqinj” janë dy: niveli i tepërt i borxhit, si fillim, dhe deflacioni që vjen pas tij”.

Kriza Politike –

Fillimi i  studimit të kulturës politike daton që nga viti 1963, për të vazhduar ma tej kur disa autorë të shquar të studimit të shkencave politike si : S. Verba dhe G. A. Almond, si  dhe më vonë Xh. Sartori, vinin në përfundime të atilla “Se thelbi i mos pasjes së vazhdueshme të krizave në një sistem politik”, është kultura e lartë politike që manifeston ajo shoqëri, e para së gjithash partitë politike që garojnë për të fituar pushtetin politik.

Ata vunë re se i njëjti sistem politik sillte rezultate krejt të ndryshme në vende të ndryshme dhe këtë gjë ia atribuonin kontekstit kulturor pra dallimeve në kulturën politike mes këtyre vendeve. Për ta kultura politike nënkupton orientimet politike të një shoqërie, pra qëndrimet ndaj sistemit politik, si dhe qëndrimet ndaj rolit të individit brenda sistemi. Dallimi në mes institucioneve që kemi dhe kulturës politike ende mbetet shumë i gjerë dhe i thellë. Në rastin tonë duket qartë që edhe pse kemi pasur gjithfarë ligjesh të avancuara dhe reformash të hartuara me ekspertizë nga më e mira prej perëndimit, prapëseprapë ato mbeten në letër dhe vlerat ku bazohen, ende nuk janë mishëruar nga shoqëria jonë, rast konkret i kësaj kulture të ulët politike sot në Kosovë janë protaganizimi për dominanc politike, në mes kryeministrit të Kosovës, Albin  Kurti, dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, rreth shpalljes apo mos shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme lidhur me sëmundjen ngjitëse COVID 19, që ka pushtuar këto ditë tërë Kosovën. Mësimi që duhet nxjerr nga kjo situatë politike është pjekuria politike, në mes aktereve politik, bartësve të institucioneve të Kosovës, dhe një shembull të mirë këto ditë për të gjithë ne, po e jep Ministria e Shëndetësisë, ku i tërë sistemi shëndetësor është bashkuar që të luftojë virusin COVID 19, dhe pavarësisht dallimeve partiake bashkëpunimit politik dhe profesional ka vazhduar në mes të Ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia (LVV) dhe zv.ministrit të Shëndetësisë Izet Sadiku,(LDK).

(Shkruar, nga Arbnor Sadiku)

Të ngjashme