Italiani në konferencë për shtyp se ka mohuar mundësinë e rreshtimit të ngjeshur në mbrojtje, ku përmend edhe vendosjen e “autobusit”, siç e “vendoste” trajneri Jose Mourinho.
“Nuk e di nëse do të kemi një autobus aq të madh sa të mbulojë të gjithë portën. Për më tepër do të nevojitej një autobus pa rrota, sepse rrezikon që edhe në atë pak hapësirë që ekziston, ta pësosh”, ka deklaruar De Biasi.
“Gjithsesi, rreshtimi i ngjeshur në mbrojtje nuk është çështje zgjedhjeje, por diçka e tillë të imponohet nga loja e kundërshtarit”, ka shtuar ai.