Çfarë gjeti mbrëmë në veri policia

Prishtinë | 04 Pri 2022 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës mbrëmë në veri të vendit ka gjetur një sasi gëzhoja të plumbave, teksa rasti në polici është hapur si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, mëson Gazeta Express nga burime të besueshme brenda Policisë së Kosovës.

Deri më tani nuk ka ndonjë person të arrestuar, por policia është duke shikuar pamjet e regjistruara nga vendi i ngjarjes, nga festa me armë zjarri për fitoren e Vuçiqit.

Pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve në Serbi që nxorën fitues Aleksandër Vuçiqin, serbët në veri të vendit janë mbledhur për të “festuar”. Aty u përdorën edhe armët e zjarrit.

Të ngjashme